Si të Parandalojmë Alergjitë Ndaj Frutave dhe Perimeve
Alergjitë ndaj frutave dhe perimeve mund të shkaktojnë simptoma të rënda të cilat për fat të mirë mund të trajtohen menjëherë. Megjithatë, kjo lloj alergjie e njohur si sindroma e alergjisë orale, parandalohet lehtësisht, duke qenë se nuk kërkon shmangien e plotë të frutave dhe perimeve që shkaktojnë këto simptoma. Megjithatë, nëse këto të fundit nuk pakësohen, atëherë duhet të rishqyrtoni mënyrat e ushqyerjes dhe kontaktoni mjekun. Llojet e Frutave dhe Perimeve Disa lloje frutash dhe perimesh mund të shkaktojnë alergjinë e mësipërme. Frutat që shkaktojnë alergji përfshijnë: mollët, kivit, kumbullat, dardhat, pjeshkët, kajsitë, nektarinat, portokallet, pjepri, shalqini dhe domatet. Perimet që shkaktojnë alergji përfshijnë drithërat, karrotat, majdanozin, patatet, specat, qimnonin dhe koriandrën. Shkaqet Sindroma e alergjisë orale shkaktohet ose nga një reagim ndaj proteinave në ushqime apo nga poleni. Poleni gjendet zakonisht tek bananja, kastraveci dhe kungujt e njomë. Ky lloj p...