Posts

Showing posts from June, 2023

Stresi dhe Xhuli darkojnë së bashku dhe ja kë befasojnë me telefonatë

Image
  Për mbi 100 ditë, loja në Big Brother Vip Kosova u soll rreth tyre. Dy nga lojtarët që bënë më shumë zhurmë, Stresi dhe Juli patën rivalitet të ashpër, e me raste edhe ditën t’i ulin shpatat. Por, duket se ajo që do t’i shoqërojë jashtë është paqja! Ka qenë moderatori i Big Brother, Alaudini që i ka nxjerrë ‘zbuluar’. Stresi dhe Juli sonte po darkojnë bashkë dhe me këtë rast e kanë thirrur Alaudinin në një video lidhje.

Besimtarët myslimanë sfidojnë të nxehtit për goditjen simbolike me gurë të djallit në mbyllje të haxhit

Image
Besimtarët myslimanë lëshuan sot gurë ndaj kolonave që simbolizojnë ‘Të Keqen’ në ditët e fundit të pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite. Pelegrinazhi masiv i këtij viti ka tërhequr më shumë se 1.8 milionë myslimanë nga e gjithë bota. Ky një nga pesë detyrimet kryesore të besimtarit dhe kërkohet të paktën një herë në jetë nga çdo mysliman që ka mundësi ta bëjë, si një udhëtim reflektimi shpirtëror për larjen e mëkateve dhe konfirmimit të unitetit të komunitetit mysliman të të gjithë botës. VIDEO Ai nis me ecjen rreth Qabes së shenjtë të xhamisë së madhe të Mekës, struktura e zezë kubike nga e cila drejtohen gjatë lutjeve të tyre të gjithë myslimanët në botë. Gjatë tre ditëve të fundit të Haxhit, besimtarët kryejnë ritualin e lëshimit të gurëve ndaj kolonave të betonit që përfaqësojnë djallin, që është një imitim i largimit të tundimit ndaj Profetit Ibrahim siç parashtron tradita myslimane.